Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Studimi për Covid-19: Mbajtja e maskës redukton rrezikun e infektimit me 77%

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 16:17 | Bota
Studimi për Covid-19: Mbajtja e maskës redukton rrezikun e infektimit

Distancimi social, higjiena e duarve dhe mbajtja e maskës janë shumë efikase në reduktimin e riskut të infektimit me Covid-19. Konfirmimi vjen nga një studim i Universitetit të Oksfordit.

Pjesë e studimit ishin më shumë se 800 persona, të cilët janë pyetur lidhur me respektimin e distancimit social, higjienës personale dhe mbajtjes së maskës.

Përgjigjet e tyre mbështesin këshillat e vazhdueshme të ekspertëve dhe mjekëve. Mbajtja e maskës redukton rrezikun e infektimit me Covid-19 me 77%; dezinfektimi i shpeshtë i duarve ul rrezikun me 66%; dhe ruajtja e distancës fizike mbron më tepër me 85%.

Autorët e studimit shprehen se në mungesë të një vaksine, këto janë mjetet e vetme efikase për t’u mbrojtur nga koronavirusi i ri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë