Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

A po kopjon qeveria programin e Partisë Demokratike? Rama: Ka ndryshim mes atij që e thotë dhe atij që e bën

Nga A2 CNN
29 Shtator 2020, 14:22 | Politikë
A po kopjon qeveria programin e Partisë Demokratike? Rama: Ka ndryshim mes

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi programit me 5 pika që prezantoi sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e konsideroi si një ofertë për qeverinë.

I pyetur nga gazetarja e A2, Marsela Karapanço, nëse po kopjonte nga programi i opozitës, kryeministri u përgjigj: “Vdeksha unë për ty dhe zotin Basha!".

https://www.instagram.com/p/CFuRFAoAx_j/

"Ka një ndryshim të madh mes atij që i thotë dhe atij që i bën. Ka ndryshim mes rritjes së pagës 40% për mjekët, që do ta bëjmë ne dhe idesë se mund të shkojnë pagat 1200 euro, se mund të shkojnë subvencionet për bujqësinë 150 milionë euro e ku di unë se çfarë. Të rrisësh pagat në këto kushte, të rrisësh pagën minimale në 30 000 lekë dhe të mbash financat nën kontroll, duke e konsoliduar aspektin makroekonomik të vendit, është qeverisje. Kurse të hapësh thesin në prag të zgjedhjeve duke hapur gojën, është thjesht për të qeshur”, tha Rama.

“Nuk ka mundësi krahasimi sepse i kemi parë. Fati i mirë është që këta i kemi parë, janë shalqi me provë. Saliu, Luli, Iliri dhe Monika janë provuar disa herë dhe në asnjë nga provat nuk kanë dalë të pjekur. Ajo e PD-së është asfalt elektoral, është si tramvaji i Tiranës. Ku është tramvaji?”, shtoi Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë