Ambasadorja amerikane: Koha për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

yuri kim 1100x620

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka shkruar në Twitter se ka ardhur koha që në Shqipëri të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, në të njëjtën kohë që ripërsërit ftesën për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e BKH-së.

“Kjo është një mundësi për ndryshim duke u bërë hetues special i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Sot në mesnatë përfundon afati i aplikimeve. https://bit.ly/342pGTS. Mos rri pa lëvizur dhe duke u ankuar, ngrihu dhe vepro”, lexohet në statusin e Yuri Kim.