Çështja “Shuplakat”, Gruevski dënohet me një vit e gjysmë burg

gruevski 1100x620

Drejtësia e Maqedonisë së Veriut merr një tjetër vendim kundër ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Ky i fundit u shpall fajtor për rastin “Shuplakat” dhe u dënua nga Gjykata e Shkupit me një vit e gjysmë burg për nxitje të dhunës gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Gruevski nuk ishte i pranishëm në sallë pasi gjendet prej kohësh në Hungari, ku i është garantuar mbrojtje diplomatike.

Bashkë me të u shpall fajtor edhe ish-ministri, Mile Janakieski, i cili u dënua me një vit burg me kusht. Ndërkohë, prej kohësh drejtësia e Maqedonisë së Veriut kërkon ekstradimin e ish-kryeministrit Gruevski pasi akuzohet dhe është shpallur fajtor për disa çështje që kanë lidhje me korrupsionin.