Djali i Schumacher në F1, zbulohet data e debutimit

mick 600x338

Mick Schumacher do të debutojë në Formula 1 në Çmimin e Madh Eifel, ditën e premte, në 9 tetor.

Djali i 7 herë kampionit të botës, Michael Schumacher, është aktualisht pjesë e Akademisë së Pilotëve të Ferrarit dhe në kryesim të renditjes së përgjithshme të Formula 2. Për këtë arsye, Ferrari ka menduar se ka ardhur koha që Mick të provojë se çfarë do të thotë fundjava e një Çmimi të Madh.

21-vjeçari do të pilotojë të premten në pistën e Nurburgringut në Gjermani, në sesionin e parë të provave të lira, me një Alfa Romeo.

“Jam shumë i lumtur për këtë mundësi. Fakti që do të jem përballë patriotëve të mi në debutim, e bën këtë rast edhe më të veçantë. Falenderoj Alfa Romeon dhe Akademinë e Pilotëve Ferrari. Gjatë 10 ditëve të ardhshme do të përgatitem më së miri në mënyrë që të mbledh sa më shumë të dhëna të vlefshme për skuadrën”, tha Mick Schumacher.