Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Helmoi 25 fëmijë, dënohet me vdekje edukatorja në Kinë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2020, 18:50 | Bota
Helmoi 25 fëmijë, dënohet me vdekje edukatorja në Kinë

Një edukatore në Kinë është dënuar me vdekje, pasi helmoi 25 fëmijë, nga të cilët njëri ndërroi jetë.

Mediat lokale në Kinë shkruajnë se Wang Yun u arrestua vitin e kaluar, pasi fëmijët në kopshtin ku ajo punonte, në qytetin Jiaozuo, u dërguan me urgjencë në spital pasi kishin konsumuar vaktin, i cili sipas hetimeve doli që kishte përbërje helmuese.

Gjithçka kishte ndodhur pas një debati që edukatorja kishte pasur me një kolegun e saj në kopsht. Incidenti që ndodhi më 27 mars të vitit të kaluar tronditi Kinën, ndërsa lajmi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën.

Sipas gjykatësve që dhanë dënimin për Wang Yun, ajo nuk e kishte për herë të parë që helmonte dikë. Më parë, një gjë të tillë e kishte bërë edhe me bashkëshortin e saj, i cili arriti të mbijetonte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë