Ministrja Kushi firmos urdhrin: Universitetet nisin më 2 nëntor

universiteti i tiranes 1100x620

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, ka nënshkruar urdhrin për nisjen e vitit të ri akademik 2020-2021, i cili do të nisë më 2 nëntor.

Aktualisht është duke vijuar faza e dytë e përzgjedhjes së degëve nga ana e maturantëve.

Ky vit do të nisë me vonesë për shkak të pandemisë, e cila bëri që edhe viti i kaluar të mbyllej në kushte aspak normale, ku shumica e studentëve ndoqën online leksionet pas muajit mars.

Hapja e shkollave dhe universiteteve është nja nga sfidat më të mëdha të qeverisë në një situatë të krijuar nga pandemia, për shkak se të gjitha paralajmërimet e organizatave ndërkombëtare vlerësonin një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus.