Ndryshimet në Kod Zgjedhor, CDU/CSU: Gjeni konsensus në Këshill Politik

waaaaa 1100x620

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, u ka bërë thirrje partive politike në Shqipëri t’u kthehen konsensusit për listat zgjedhore përmes diskutimeve në Këshillin Politik.

“Kthejuni konsensusit në Këshillin Politik dhe jepini ODIHR-it mundësinë që të vlerësojë ndryshimet që do të arrihen në Këshillin Politik për listat zgjedhore”, tha Wadephul-i për DW.

Në përfundim të takimit, në Berlin, me ministrin e Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, Wadephulu tha se  Gjermania e mbështet Shqipërinë në plotësimin e gjashtë kushteve të vëna nga Bundestagu. Por, ai shtoi se ka ende për të bërë.

“Vetëm nëse thotë ODIHR-i se reforma zgjedhore është në përputhje të plotë me kriteret e OSBE/ODIHR-it, atëherë edhe ne do ta kemi të lehtë që të themi se është plotësuar edhe kushti i reformës zgjedhore”, është shprehur Wadephulu.