Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama për kërkesat e futbollit shqiptar: Ka një limit, gjuha e bojkotit nuk funksionon me mua

Nga A2 CNN
29 Shtator 2020, 14:54 | Futboll
Rama për kërkesat e futbollit shqiptar: Ka një limit, gjuha e

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp iu përgjigj ashpër kërkesave të Ligës Profesioniste të Futbollit. Rama, edhe pse i hapur për disa nga kërkesat, deklaroi se mënyrat e përdorura nga presidentët e klubeve nuk do të tolerohen nga qeveria e tij.  

“Patjetër një ulje fillestare, patjetër një TVSH 6% për investimet në sport, për infrastrukturën në fusha e stadium, patjetër që jemi gati të bëjmë çfarë duhet për zinxhirin e fëmijëve, por historia e këtij futbolli që duan të shkarkojnë nëpër klube paratë si pronarë në aktivitete të tjera nuk kalon. As historia me biznesmenë të pasur, që kanë veshur fanellat e Futbollit dhe kujtojnë se mund të luajnë topash me qeverinë, nuk kalon. Jemi gati për të gjitha, por ka ardhur koha që mbështetjet e bashkive për klubet profesioniste, të kalojnë në mbështetje për të tjerët, për sportin, për fëmijët. Historitë me modele të ndryshme, të mos na i tregojnë më, se na i tregojnë keq. E dimë si janë zhvilluar modelet në vende të ndryshme”, deklaroi Rama.

Sipas kreut të qeverisë, bojkoti është i pakuptimtë. “Habitem si nuk e kanë mësuar që gjuha e forcës, e bojkotit e shantazhit, me mua nuk funksionon. Pse u duhet bojkoti, ndoshta kanë bërë kalkulim, që janë më rehat se bëjnë bojkot. U japin futbollistëve një minimum real, nuk kanë shpenzime të tjera dhe ndërkohë bëjnë luftë me qeverinë. Duan të bojkotojnë, mund të bojkotojnë, nuk ka problem. Ata janë ent i pavarur nga qeveria”, vijoi kryeminsitri.

Në fund një thumbim, edhe sportiv. “Do të bëjmë gjithçka çfarë mundemi për vendin edhe për futbollin, por përse futbollistët duhet të jenë dhjetë vjet pa taksa? Ka shumë gjasa që disa nga ju vrapojnë më shumë se ata, kështu që me gjithë respektin për ata, jo”, përfundoi komentin ai, duke iu drejtuar gazetarëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë