Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rrëfimet e naftëtarëve, mbijetesë me borxhe dhe veresie. Në Ballsh diskutohet buka

Nga A2 CNN
29 Shtator 2020, 13:40 | Sociale
Rrëfimet e naftëtarëve, mbijetesë me borxhe dhe veresie.

Pagat e prapambetura dhe mbyllja e uzinës që prej tetorit të vitit të kaluar i ka kthyer naftëtarët në borxhlinj të vakteve ushqimore. Për të dytën herë radhazi, naftëtarët e Ballshit hynë në grevë urie.

Ata thonë se po mbijetojnë me vështirësi dhe gjendje shëndetësore të rënduar. Është konsideruar si pasuri kombëtare, por vlera e kësaj uzine nuk ndihet te punëtorët e as te gjendja ekonomike e zonës.

Grevës së naftëtarëve iu bashkuan edhe zjarrfikësit e uzinës. Prej tre vitesh, Artur Bregasi është i papunë, duke i mohuar edhe statusin e zjarrfikësit.

Jashtë godinës ku po zhvillohet greva, qëndrojnë në gatishmëri edhe të tjerë naftëtarë. Naftëtarët shprehen se nuk do të dalin nga greva deri në momentin që rafinerinë e Ballshit do ta marrë në administrim një kompani serioze, e cila do të shlyejë dhe pagat e prapambetura.

Ndërsa qëndrimin e qeverisë ndaj kërkesave të tyre e quajnë tallje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani