Rriten sërish viktimat nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

maqedoni coronavirus 1100x620

Maqedonia e Veriut shënoi 112 të infektuar të rinj me COVID-19 pas kryerjes së 1327 testimeve dhe 8 të vdekur në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 737 dhe shumica e tyre janë nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Struga, Dibra dhe Prilepi.

Të martën, janë regjistruar edhe 159 persona të shëruar, shifër kjo më e larta në dhjetë ditët e fundit.

Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 17.786 persona, prej të cilëve 14.801 persona janë shëruar ndërsa 2.248 ende janë aktivë.