Rriten shifrat në Premier League, 10 persona të prekur nga koronavirusi

werder 1100x620

Në Premier League 10 futbollistë kanë rezultuar pozitivë nga tamponët e kryer prej 21 shtatorit deri të dielën që lamë pas.

Liga angleze bëri me dije shifrat nga 1595 testime të personave të ndryshëm, futbollistë dhe stafe klubesh. Të gjithë të infektuarit janë vendosur në izolim.

Në ditët e fundit u identifikuan të tillë trajneri i West Ham, David Moyes dhe futbollistë si Isa Diop apo Ilkay Gundogan i Manchester City.

10 persona të prekur në futbollin anglez është numri më i lartë që nga koha kur skuadrat u rikthyen në fushë pas karantinës.