Sapo u transferua nga Bayern, ylli i Liverpool i infektuar me Covid-19

bayern kupa 1100x620

Klubi i Liverpool bën me dije se një nga lojtarët e sapotransferuar në këtë merkato nga Bayern Munchen ka rezultuar pozitiv në testin anti-Covid.

Bëhet fjalë për spanjollin Thiago Alcantara, i cili shfaqi simptoma të sëmundjes një ditë më parë dhe për këtë arsye nuk u grumbullua as në përballjen që “Të Kuqtë” zhvilluan përballë Arsenalit.

Në faqen zyrtare të Liverpool shkruhet se Alcantara do të qëndrojë 14 ditë në izolim sipas protokolleve të caktuara anti-Covid ndërkohë që ka nisur dhe testimi i lojtarëve të tjerë me të cilët ai ka pasur kontakte.