Shanin vizitorët në kor, merret masa ndaj 5 papagajve

Autoritetet në një kopsht zoologjik në Lincolnshire vendosën të ndanin 5 papagaj, pasi kishin mësuar fjalë fyese dhe shanin vizitorët.

Papagajt Billy, Eric, Tyson, Jade dhe Elsie iu bashkuan kolonisë prej 200 papagajsh gri në Qendrën e Jetës së Egër në Lincolnshire në muaji gusht dhe shumë shpejt mësuan të shanin me fjalë të pista, madje ata inkurajonin dhe njëri-tjetrin për ta bërë këtë gjë.

Drejtori i qendrës, Steve Nichols, deklaroi për Daily Mail se punonjësit e vunë re shumë shpejt se papagajt kishin nisur të thoni fjalë të pista. “Megjithatë nuk kishim parë që të shanin 5 zogj në të njëjtën kohë”.

Sipas tij për fluturakët nuk ishte ankuar askush prej vizitorëve, por ata morën masa t’i ndanin e t’i vendosnin në cepa të ndryshëm të kopshtit që sharjet e tyre në kor të mos dëgjoheshin nga fëmijët.

Parku i Lincolnshire është shtëpia dhe e një papagalli tjetër të quajtur Chico, i cili u bë i famshëm një muaj më parë pasi këndoi këngën e njohur të Beyonce, “If I Were a boy”.