Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Trump prezanton testin e shpejtë për koronavirusin

Nga A2 CNN
29 Shtator 2020, 08:40 | Bota
Trump prezanton testin e shpejtë për koronavirusin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi për pajisjen me një test të shpejtë që mundëson përgjigjen nëse je i prekur apo jo nga Covid-19, për 15 minuta.

“Në këtë formë, po vërtetojmë se në një kohë kaq të shkurtër po fusim në qarkullim sistemin më të përparuar në botë për dallimin e të sëmurëve”, tha Trump.

Sipas tij, brenda kësaj jave 6,5 milionë teste të tilla do i shpërndahen shteteve. Lajmin e konfirmoi asistenti i sekretarit për shëndetësinë, duke e aplikuar para të pranishmëve provën e parë.

Rastet me virusin po shtohen ndjeshëm në mbarë botën e gjithashtu edhe në Amerikë. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi marrjen e masave për mbyllje të reja. Sipas tij, në shënjestër janë biznese dhe shërbime që nuk janë aq të nevojshme për jetën e qytetarëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli