Uzuni shkon në grupet e Champions, kualifikohen dhe Olympiacos e Dinamo Kiev

uzuni 1024x576 1 600x338

Myrto Uzuni dhe ekipi i tij i Ferencvaroshit do të luajë në grupet e Champions League në sezonin e ri që pritet të fillojë pas pak ditësh.

Skuadra nga Hungaria barazoi 0-0 në shtëpi në ndeshjen e kthimit të eliminatoreve përballë Moldes, por kaloi më tej falë barazimit 3-3 në fushën e norvegjezëve.

Lojtari i Kombëtares Shqiptare ishte një nga protagonistët kryesorë të këtij takimi edhe pse nuk mund të shënonte. Ai arriti të tërhiqte të tijtë në sulm duke qenë gjithmonë i rrezikshëm në portën e miqve. Në minutën e fundit të takimit ai e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Ekipet e tjera që këtë mbrëmje kaluan në fazën e grupeve të Champions League janë Dinamo Kiev dhe Olympiacos. Ukrainasit fituan dhe ndeshjen e dytë përballë belgëve të Gent me rezultatin 3-0, ndërsa grekët barazuan në transfertë 0-0 përballë qipriotëve duke ruajtur avantazhin e fitores në shtëpi.