Arta Marku mbetet në Gjykatën e Apelit Tiranë

ARTA MARKU APLIKON frame 607 1100x620

Ish-prokurorja e përgjithshme, Arta Marku, do të vijojë të mbetet, përsëri përkohësisht, me detyrë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, njoftoi Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që në këtë mënyrë shtyn për të dytën herë emërimin e përkohshëm të zonjës Marku.

Ajo u caktua fillimisht në Prokurorinë e Apelit të Tiranës në 26 mars dhe pas përfundimit të afatit tremujor, vijoi të qëndrojë edhe për tre muaj të tjerë në këtë detyrë. Tani, KLP vendosi të mbajë edhe për tre muaj të tjerë Markun në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.