Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha: Plani ynë me 5 hapa nuk është program elektoral, por plan rimëkëmbjeje

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 12:50 | Politikë
Basha: Plani ynë me 5 hapa nuk është program elektoral, por plan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas vizitës në një fasoneri në Vorë, theksoi se plani me 5 hapa që u prezantua dje nga PD-ja nuk është program elektoral, por plan rimëkëmbjeje për 6 muajt në vazhdim.

“Plani i prezantuar nuk është programi ynë elektoral, por plani për këto 6 muaj. Sado të merret me opozitën dhe të shajë me gjuhë vulgare prej palaçoje, Rama nuk e mbulon dot të vërtetën: tavolinat e shqiptarëve janë boshatisur prej vendimeve të tij”, tha Basha.

“Plani ynë i rimëkëmbjes është kërkesa që i shtrohet qeverisë në ikje që të lërë palaçollëqet, të ndalë vjedhjet dhe të çojë paratë aty ku kanë nevojë shqiptarët”, shtoi Basha.

https://a2news.com/2020/09/29/koronavirusi-basha-prezanton-planin-me-5-pika-kunder-krizes/

A2 CNN Livestream

Dita jonë