“Djemtë krenarë” i premtojnë besnikëri Trump: Jemi gati

Untitled collage 2020 09 30T171603.761 1100x620

Grupimi “Proud Boys” ose në shqip “Djemtë Krenarë” u ndjenë të vlerësuar të martën në mbrëmje kur presidenti i SHBA, Donald Trump iu bëri thirrje gjatë debatit presidencial që të “tërhiqeshin dhe të qëndronin gati”.

Anëtarët e grupit të ekstremit të djathtë reaguan menjëherë pas deklaratës së kreut të Shtëpisë së Bardhë duke i premtuar presidentit besnikëri, madje ata ndryshuan dhe logon e tyre zyrtare duke i shtuar fjalët e Trump.

“Proud Boys” është një organizatë që pranon vetëm burrat si anëtarë dhe promovon dhe është e angazhuar në dhunë politike. Grupi beson se të bardhët dhe kultura perëndimore janë nën rrethim dhe të kërcënuar.

‘Djem Krenarë, tërhiquni dhe qëndroni gati, por unë them se dikush duhet të bëjë diçka me ANTIFA dhe të majtën, sepse ky nuk është një problem i së djathtës, por i së majtës”. Kështu u shpreh Presidenti Trump kur u sfidua që të dënonte supermacistët e bardhë gjatë debatit presidencial. Ai shtoi se protestat në disa qytete për marrëdhëniet raciale janë një problem i të majtës.