Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gomari i ngarkuar me eksploziv vendoset në pritë për guvernatorin e Nigerisë

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 18:20 | Bota

Anëtarë të ISIS kanë përdorur një gomar të ngarkuar me eksplozivë për t’i zënë pritë një autokolone ku ishte edhe guvernatori nigerian, shkruan Daily Mail.

Rojet kuptuan kurthin që u ishte ngritur dhe qëlluan në drejtim të kafshës “kamikaze”, duke shpërthyer eksplozivin në një distancë të sigurt. Për fat të mirë, asnjë nuk mbeti i lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa guvernatori Babagana Zulum u kthye në Maiduguri, nga ku ishte nisur.

Ndërsa eksplozivi shpërtheu, militantët e ISIS hapën zjarr mbi autokolonën, ku askush nuk u lëndua.

Ky është sulmi i dytë ndaj guvernatorit. Pak kohë më parë të paktën 30 persona mbetën të vrarë në një tentativë për të eliminuar guvernatorin, i cili arriti të mbijetonte.

Kryengritjet gati 10-vjeçare në veri të Nigerisë kanë vrarë rreth 36 mijë persona, ndërsa kanë detyruar mbi 2 milionë të tjerë të braktisin shtëpitë e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani