Kërcënimi i Azerbajxhanit: Lufta vazhdon deri në largimin e Armenisë nga toka jonë

8QAV4FgyaNy8hph2ICfjxw 1100x620

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka ndezur dhe më tej konfliktin me Armeninë me deklaratën e tij të fundit, se lufta mes dy vendeve do të përfundojë vetëm kur vendi fqinj të largohet nga territori i Nagorno-Karabakh.

“Kemi vetëm një kusht; forcat armene duhet të largohet në mënyrë të menjëhershme dhe pa asnjë kusht nga tokat tona”, u shpreh presidenti Ilham Aliyev.

Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit vijojnë tashmë prej 3 ditësh dhe sipas të dhënave të fundit raportohet se më shumë se 100 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve dhe civilë.

I gjithë konflikti është për rajonin e Nagorno-Karabakh, zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por që qeveriset nga armenët. Për këtë arsye dy ish-republikat sovjetike kanë zhvilluar dhe një luftë që zgjati nga 1988-1994.

Megjithëse Armenia e mbështet Republikën e vetëshpallur, ajo kurrë nuk e ka njohur zyrtarisht atë.