Koalicioni “Vivaldi” me 7 parti, qeveria e re në Belgjikë formohet 600 ditë pas zgjedhjeve

MB QEVERIA BELGJIKE frame 0 1100x620

Belgjika do të ketë më në fund një qeveri funksionale. Pas më shumë se 600 ditë boshllëku politik është arritur marrëveshja për një kabinet të ri të formuar nga 7 parti politike.

Ky është një rekord absolut për këtë shtet, i cili në vitin 2010 mbeti pa një ekzekutiv për 540 ditë.

Kryeministër është emëruar 44-vjeçari liberal flamand, Aleksandër De Croo, i cili më përpara ka shërbyer dy herë si zëvendëskryeministër dhe së fundmi ministër për financat.

Formimi i koalicionit qeverisës në Belgjikë ka qenë gjithmonë një proces i vështirë për shkak të ndasive dhe përplasjeve të mëdha mes komunitetit frankofon në jug dhe atij flamand në veri.