KQZ e re, mbyllen dëgjesat me kandidatët

Lista e nxehtë e kandidaturave për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u mbyll këtë të martë. Ilir Rusmaili, Ilirjan Celibashi, Theodhori Sollaku, Kristaq Kume, Klement Zguri, emra të njohur të politikës, por dhe administrimit elektoral, raportuan para deputetëve dhe Oerd Bylykbashit të opozitës jashtëparlamentare.

Rusmaili, i cili ka qenë ekspert në hartimin e Kodit në Kuvend dhe në Këshillin Politik, deklaroi se nuk kishte konflikt interesi. Ashtu dhe ilirjan Celibashi, ish ministër në qeverinë Rama.

Ndërkohë shumë e shkurtër ishte dëgjesa me ish-kryeprokurorin Sollaku, që mori vlerësimin e Gjiknurit.

Komisioni i Posaçëm që do të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të 3 shkallëve të KQZ-së do të mblidhet sërisht për të shqyrtuar kandidatët.

Ata që do të kalojnë filtrin, duhet të vërtetojnë se nuk kanë qenë “ish-sigurimsa”, kërkesë kjo e Myslim Murrizit, ndërsa e përfaqësuesit të opozitës jashtëparlamentare ishte ngritja sa më shpejt e KQZ-së së re.