Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kulmi i krizës, ekonomia u tkurr me 10,2% gjatë karantinës

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 15:18 | Ekonomi

Ekonomia shqiptare u tkurr me 10.2% në tremujorin e dytë të vitit, që përkon me periudhën e karantinës, kur pjesa më e madhe e aktiviteteve ishin të mbyllura. Tregtia, transporti dhe turizmi qenë sektori i prekur më rëndë, ndërsa goditjes mundën t’i shpëtojnë vetëm bujqësia dhe tregu i pasurive të paluajtshme.

Nga prilli në qershor konsumi final i popullatës ra ndjeshëm me 7,57%, ndikuar nga pasiguritë e individëve për të bërë shpenzime, por edhe të ardhurat e munguara për një pjesë të madhe që humbën punët.

Ndikimi global i pandemisë dhe kriza e konsumit u reflektuar edhe me rënien e eksporteve dhe shërbimeve në gjysmën e nivelit të një viti më parë, si dhe tkurrjen e importeve me një të tretën.

Sinjale të forta negative për shpejtësinë e rimëkëmbjes ekonomike vijnë nga niveli i investimeve private, që sërish u tkurr me 11%.

Me sektorin bankar gjithashtu të goditur fort dhe përballë rritjes eventuale të kredive me probleme, financimi i konsumit dhe investimeve private do të jetë i vështirë. Duke thelluar kështu jo vetëm debatin se sa do të jetë rënia këtë vit, -7.5% sa ç’parashikon FMN apo -4.5% sa ç’deklaron kryeministri, por edhe duke shtyrë kohët e mundshme për rekuperim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë