Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Mbyllet votimi për kandidatët e PD në Shkodër, caktohen emrat që vijojnë garën

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 21:42 | Politikë
Mbyllet votimi për kandidatët e PD në Shkodër, caktohen

Është mbyllur në orët e vona të pasdites të së mërkurës procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve të Partisë Demokratike në Shkodër.

Sipas të dhënave të siguruara nga 3100 anëtarë me të drejtë vote në këtë qark, morën pjesë 2178 anëtarë ose ndryshe 70%.

Votimit të anëtarësisë demokrate, për të selektuar kandidatët e PD për deputetë, në qarkun Shkodër,  iu nënshtruan 39 emra, numri më i lartë i kandidatëve deri tani. Anëtarësia ka mbështetur rikthimin në Kuvend të ish-deputetëve Bardh Spahia, Helidon Bushati, Gjok Uldedaj.

Strukturat e PD kanë mbështetur edhe kandidimin për deputete të kryetares aktuale të bashkisë, Voltana Ademi. Bie në sy edhe mbështetja me votë e ish-zv.kryeministres së qeverisë teknike, Ledina Mandija, dhe ish-kryebashkiaut Lorenc Luka. Të skualifikuarit nga gara nga anëtarësia e Shkodrës janë Marin Luku dhe Prek Gjoni.

Anëtarët konfirmuan me votë kandidatët e mëposhtëm, të cilët vijojnë procesin në fazën tjetër:

1. ARBEN GJURAJ

2. ARTAN HAXHI

3. BARDH SPAHIA

4. BASHKIM RROJI

5. BENARDETA SYKU

6. BLENDI GJYLBEGAJ

7. EMILJANO PJETRI

8. FLORIAN BJANKU

9. GRETA BARDELI

10. HELGA SALLAKU

11. HELIDON BUSHATI

12. IMELDI SOKOLI

13. IZMIRA ULQINAKU

14. LEDINA MANDIJA

15. LORENC LUKA

16. MARK RUPA

17. NDOC ASHTA

18. NESTI KIRI

19. NEVILA BUSHATI

20. RAMIZ ÇOBAJ

21. ROMEO GURAKUQI

22. VOLTANA ADEMI

23. XHEMAL BUSHATI

A2 CNN Livestream

Dita jonë