Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ministrja Denaj në A2 Business Week: Recesioni fakt, por jemi duke prekur ringritjen

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 20:49 | Ekonomi
Ministrja Denaj në A2 Business Week: Recesioni fakt, por jemi duke prekur

E ftuar në A2 Business Week këtë të mërkurë, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, u shpreh se tashmë recesioni i ekonomisë është fakt, por sipas saj, jemi duke prekur edhe ringritjen.

“Jemi duke kaluar një tremujor të tretë që tregoi se parashikimet tona më pesimiste nuk u materializuan dhe këtu e kam fjalën për sektorin e turizmit dhe bujqësinë. Efekti i konsumit, i cili edhe raport me të ardhurat në 8-mujor, në analizë krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar, tregoi që rënia e të ardhurave që vijnë nga TVSH-ja është -3,8%, në krahasim me të gjithë treguesit e tjerë të TVSH-ve. Këto janë kalkulime, duhet të presim fundin e vitit për të parë se si do të materializohet. Recesioni është një fakt, por ne jemi duke prekur edhe ringritjen pas mbylljes. Jemi duke u përgatitur jo vetëm për të realizuar objektivin e fundit të vitit sipas aktit normativ të rishikuar në korrik, por jemi duke pritur edhe për buxhetin 2021”.

Më tej, ministrja u shpreh se ekziston një skenar edhe në rast të një tkurrje deri në -7,5%, ashtu siç është parashikuar nga FMN-ja.

“Ne kemi një situatë të mirë likuiditeti për të realizuar shpenzimet edhe me një reduktim të të ardhurave. Ne themi se në buxhetin e shtetit kemi parashikuar një reduktim të të ardhurave, i cili është një skenar që do të ndodhë. Kemi rishikuar buxhetin në aktin normativ me reduktim të të ardhurave tatimore-doganore, i cili edhe nëse recesioni i parashikuar nga FMN shkon në ato parametra që janë parashikuar, ne kemi krijuar një skenar të dytë të një hapësire. Shpenzimet janë të parashikuara dhe ne kemi krijuar likuiditetin. Ne kemi likuiditet dhe kemi edhe diferencën për të filluar vitin dhe për ta vazhduar atë në mënyrë të qëndrueshme”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë