Mjekët pas takimit me ministren: Të pakënaqur nga rritja 40%, kemi pagat më të ulëta në rajon

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 20:04 | Aktualitet
Mjekët pas takimit me ministren: Të pakënaqur nga rritja 40%,

Mjekët nuk kënaqen me rritjen 40% të pagës. Masa e planifikuar nga qeveria është e pamjaftueshme për ta.

Pas takimit me ministren Ogerta Manastirliu dhe grupet përkatëse të punës, përfaqësia e mjekëve protestues deklaroi se do të vijojnë bisedimet për kushte më të mira financiare, ashtu si kolegët e tyre në vendet fqinje.

"Ne nuk jemi tek 40%. Ne kemi argumentime të tjera. Jemi vendi me pagat më të ulëta në gjithë rajonin. Duam të argumentojmë atë rritje që mos jetë 40, por 41%, por le ta shikojmë", deklaroi Gent Stroni, kryetar i shoqatës së punonjësve të shëndetësisë.

Në raundin e dytë të bisedimeve, përfaqësia e mjekëve firmosi marrëveshjen me Ministrinë e Shëndetësisë për vijimin e negociatave për katër kërkesat e bëra publike një javë më parë.

Në këtë periudhë pandemie, mjekët protestojnë për rritje të pagës, kushte më të mira pune, sigurimin e jetës si dhe shpalljen “Dëshmor i Kombit” për mjekët që humbin jetën në vendin e punës nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos