Mjeku fluturues i vjen në ndihmë pacientëve në kohë rekord

urgjenca me jetpack per web frame 664 1100x620

Ndihma e shpejtë tani mund të vijë kudo, edhe në majën e një mali të lartë, kur ju të keni më shumë nevojë se kurrë. Testimi i parë i një mjeku të ndihmës së shpejtë fluturues, doli me sukses, në Parkun Kombëtar “Lake District” në Angli, realizuar nga Shërbimi Ajror i Ambulancës dhe kompanisë “Gravity Industries”.

Duke përdorur një kostum fluturues me motor me 1050 kuaj fuqi, mjeku arriti për 90 sekonda një person të mbetur në mal, ndërkohë që po të kishte ecur për aty do t’i ishin dashur 25 minuta. “Mendojmë që teknologjia mund të lejojë skuadrën tonë që të arrijë te disa pacientë shumë më shpejt sesa mund të ishte menduar më parë”, tha Andy Mawson, drejtor operativ i Shërbimit Ajror të Ambulancës në Britaninë e Madhe. “Në shumë raste kjo ndërhyrje do të lehtësojë vuajtjet e pacientit dhe në disa raste, mund të shpëtojë jetë”.