Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Një ish-police do të drejtojë finalen Dortmund-Bayern

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 17:04 | Futboll

Borussia Dortmund-Bayern Munchen është finalja e Superkupës së Gjermanisë, që luhet në “Allianz Arena”. Dy pretendentët për titullin në këtë sezon, sfidohen për trofeun, me bavarezët që synojnë të fitojnë kupën e pestë të vitit kalendarik.

Për të parën herë në histori, finalja do të drejtohet nga një arbitre femër. Detyra i është lënë 41-vjeçares Bibiana Steinhaus, e vetmja femër që drejton rregullisht ndeshje të Bundesligës.

Në vitin 2007, ajo ishte një police në Hannover, që në kohën e lirë arbitronte ndeshje futbolli, deri sa arriti në nivelet profesioniste. Pas 13 vjetëve, Bibiana Steinhaus do të gjykojë “klasiken” e parë dhe do të përjetojë mbrëmjen më të rëndësishme në karrierë.

Bayern-i vjen në këtë ndeshje si kampion dhe fitues i Kupës. Përballë Dortmund, ekipi i Flick duhet të hedhë pas shpine humbjen e rëndë të pësuar në kampionat me Hoffenheim, vetëm pak ditë pas triumfit në Superkupën e Europës.

Sané dhe Alaba nuk janë të gatshëm për duelin, por lajmi i mirë është rikthimii Lewandowski-t. Më të shumta mungesat te Borussia Dortmund, ku Favre nuk ka në dispozicion tetë lojtarë, mes të cilëve më të rëndësishmit janë Sancho dhe Burki.

Finalja e orës 20:30 do të luhet me dyer të mbyllura, për shkak të mesatares së lartë të të prekurve nga koronavirusi, që në Gjermani është mbi kufirin e përcaktuar nga autoritetet për prezencën e spektatorëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë