Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Nuk përfundojnë telashet për Grezdën, operohet sërish

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 10:29 | Futboll
Nuk përfundojnë telashet për Grezdën, operohet sërish

Eros Grezda ka sërish probleme me këmbën e tij të majtë dhe do të duhet të operohet sërish. Lajmin e bëri të ditur klubi kroat Osijek, në faqen e tij zyrtare.

Në qershor, sulmuesi i kombëtares u operua për herë të parë. Ai u kthye në stërvitje për fazën përgatitore dhe ishte pjesë e ekipit në 4 ndeshjet e para të kampionatit dhe ndeshjen evropiane kundër Basel. Por, dhembja është shtuar dhe stafi mjekësor vendosi për një tjetër operim.

Mendohet se Grezda nuk do të luajë më për këtë vit, edhe pse nuk ka një datë zyrtare për rikthimin e tij në fushë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë