PD paralajmëron padi penale për inceneratorin e Tiranës: U veprua si grup i strukturuar kriminal për të vjedhur 400 milionë euro

rama veliaj inceneratori 1100x620

Partia Demokratike ka paralajmëruar se “do të depozitojë shumë shpejt padinë e vërtetë penale për inceneratorin e Tiranës”.

“Qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Me inceneratorin e Tiranës ka pasur veprime të paramenduara dhe planifikuara, duke nisur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, në dëm të interesit publik. Bëhet fjalë për një biznes ku shteti do të paguajë rreth 400 milionë euro te privati që fshihet në parajsë fiskale dhe askush nuk e di kush është. Hetimi limonatë për “pabarazi në tendera” është tallje me djersën e shqiptarëve”, lexohet në një deklaratë të PD-së.

“Bashkëpunimi kriminal i këtij pushteti për të përfituar kundër interesit të qytetarëve, do të duhet të ndëshkohet”, shton Partia Demokratike.