Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Po fliste në lidhje direkte për sigurinë, kryebashkiakut i vjedhin xhupin

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 14:55 | Aktualitet
Po fliste në lidhje direkte për sigurinë, kryebashkiakut i

Një kryebashkiaku italian i kanë vjedhur xhaketën në një transmetim të drejtpërdrejtë, kur po fliste për rendin dhe sigurinë në zonën e tij.

Gaetano Scullino, kryebashkiak i Ventimiljas, po jepte një intervistë për televizionin lokal Primocanale, kur dikush i vodhi xhupin që ai e kishte lënë në një stol, disa metra larg vendit ku po intervistohej.

“Ma vodhën, ma morën. Do ju dërgoj faturën”, i tha kryebashkiaku gazetares që po e intervistonte.

https://www.youtube.com/watch?v=NGsI2tDyJJw

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani