Policia shqiptare merr pjesë në operacionin masiv kundër drogës dhe trafikut të njerëzve në Europën Juglindore, 166 të arrestuar

europol policia operacioni 166 te arrestuar 1100x620

166 persona janë arrestuar gjatë javës së kaluar në Europën Juglindore, prej tyre edhe në Shqipëri, si pjesë e një operacioni masiv të organizuar nga Europol kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Në total në operacionin që zgjati katër ditë morën pjesë 34 shtete dhe 8838 efektivë të forcave të Policisë, Rojes Bregdetare dhe Roja Kufitare Detare, Tokësore e Ajrore, thotë Europol.

Shtetet pjesëmarrëse në operacion

Vende anëtare të BE: Austria, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Hungaria, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia.

Vende jo anëtare të BE: Shqipëria, Bosnjë-Herzegovina, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agjenci të tjera: Europol, Eurojust, Frontex, Interpol

Gjatë operacionit, u kontrolluan më shumë se 390 mijë persona dhe 44 mijë mjete, në pika të ndryshme kufitare dhe pika të ndryshme që dyshohet se shërbejnë për trafiqe. Gjatë këtyre kontrolleve, arrestimet janë kryer për vepra të ndryshme penale, thotë Europol.

Trafik armësh dhe armëmbajtje pa leje: 17 arrestime

Trafikim emigrantësh ose emigracion i paligjshëm: 73 arrestime

Trafik lëndësh narkotike: 37 arrestime

Trafik armësh dhe lëndësh narkotike: 7 arrestime

Falsifikim dokumentesh: 12 arrestime

Urdhër ndërkombëtar arresti: 1 arrestim

Vepra të tjera penale: 19 arrestime

Gjithashtu janë sekuestruar 51 armë dhe 47 kilogramë lëndë të ndryshme narkotike.