Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Riatdhesimi nga Siria, Dervishi: Kemi kapacitetet e duhura për riintegrim

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 16:14 | Aktualitet
Riatdhesimi nga Siria, Dervishi: Kemi kapacitetet e duhura për riintegrim

Shteti shqiptar i ka të gjitha kushtet për të pritur personat e mbetur në kampet e Sirisë.

Sipas drejtoreshës së Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, prej më shumë se 2 vitesh kjo qendër ka punuar për këtë ditë, ndërsa shprehet e bindur se pas riatdhesimit të nënave dhe fëmijëve integrimi i tyre në shoqëri do të jetë i shpejtë.

“Vullneti i shtetit është i fortë. Edhe qendra jonë prej 2 vitesh e gjysmë zhvillon aktivitetin pikërisht se ka një vullnet nga shteti për të riatdhesuar këtë persona. Unë e kuptoj interesin e qytetarëve dhe mund t’ju siguroj se për pjesën që koordinon apo që ka në mision kjo qendër, ne kemi dy vite e gjysmë që punojmë për atë ditë, punojmë me grupe ndërinstitucionale, me ministri të linjës, me partnerë ndërkombëtarë dhe këtë aspekt kemi pasur mbështetjen e të gjitha institucioneve shqiptare”, shprehet Lejdi Dervishi, Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Rreth 80 nëna dhe fëmijë vijojnë të mbeten në kampin Al Hawl në Siri. Prej kohësh, ata kërkojnë riatdhesimin, ndërsa vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, shkoi në Liban për këtë çështje. Ai tha pak kohë më parë se situate e pandemisë ka ngadalësuar operacionin, por jo ndaluar rikthimin e tyre.

https://a2news.com/2020/09/18/drama-e-femijeve-ne-al-hawl-cifti-i-gjysherve-kerkon-kthimin-e-nipit-dhe-mbesave/
https://a2news.com/2020/09/14/femijet-ne-siri-proteste-per-kthimin-e-tyre-ne-shqiperi/
https://a2news.com/2020/09/04/kerkonte-te-prehej-ne-vendin-e-saj-shuhet-ne-kampin-sirian-mentije-dumani-gjyshja-qe-kujdesej-per-nipin-dhe-mbesen/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani