Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shfaqje në ambiente të hapura, nis Festivali i 22-të ndërkombëtar i teatrit “Skampa’’ në Elbasan

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 09:47 | Kulturë

Këtë vit për shkak të pandemisë, numri i trupave teatrore është reduktuar, ndërsa shfaqjet do të mbahen në ambiente të hapura.

Edicioni i 22-të i festivalit ndërkombëtar të teatrove, Skampa, që organizohet në Elbasan është parashikuar që të ndryshojë plotësisht formatin e tij, ndikuar natyrisht nga kushtet dhe mënyra e re e jetesës për shkak të pandemisë së COVID-19.

Shfaqjet e trupave teatrore, do të zhvillohen në ambiente të hapura që përkojnë me vende kulturore dhe turistike të qytetit.

Adonis Filipi, organizator i festivalit

“Mendoj se dashje-padashje kjo provokon edhe një mundësi për të rritur dialogun ndërkulturor ne mjedisin qytetar elbasanas dhe për të promovuar sitet turistike” tha Adonis Filipi, organizator i festivalit.

Në këtë edicion do të jenë të pranishme 10 trupa teatrore nga vende të rajonit të cilat nuk kërkojnë kushte karantinimi të lëvizjes. Midis tyre është edhe trupa e Teatrit Kombëtar të Stambollit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë