Shkatërrohet grupi i grabitësve në Athinë, në pranga 22 shqiptarë

αστυνομία ΙΝΤΙΜΕ 2 960x600 1 600x338

Mediat greke raportojnë se policia e Athinës shkatërroi një organizatë që kryente grabitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në kryeqytet dhe vuri në pranga 26 persona, 22 prej të cilëve shqiptarë.

Grabitësit, shumë prej të cilëve ishin të mitur operonin kryesisht në sheshet kryesore të kryeqytetit grek. Sipas policisë, ata ushtronin dhe dhunë ndaj “viktimave” të tyre.

Tashmë të arrestuarit janë dërguar në paraburgim dhe policia është duke hetuar për përfshirjen e tyre të mundshme dhe në grabitje të tjera në Athinë.