Shorti i Champions, Inter rrezikon grup “ferri”, edhe të mëdhatë në ankth

CHAMPIONS GATI SHORTI 1 TETOR frame 411 1100x620

Rreth një muaj nga akti final, Champions League është gati të projektojë rrugëtimin e 32 skuadrave që janë pjesë e edicionit të ri. Këtë të enjte, në orën 17:00, në Gjenevë të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës së grupeve, ndeshje të cilat do të nisin më 20 tetor.

Për të dytin vit me radhë, një nga skuadrat më të rrezikuara në short, janë italianët e Inter të cilët janë disfavor nga pozicionin në vazon e tretë.

Zikaltrit janë përballë kombinimesh të frikshme, ku probabiliteti është i lartë për të pasur dy prej skuadrave më të forta në grupin e saj. Inter do të ishte me fat nëse shorti do t’i vendoste ata së bashku me rusët e Zenit dhe Shakhtar Donetsk, dy skuadrat më pak favorite nga dy vazot e para.

Ankthi ndërkohë është prezent edhe te klubet e vazos së pare si Bayern, Real, Liverpool apo Paris Saint Germain. Fakti që në vazon e tretë pozicionohen edhe skuadra si  Liepzig, Lazio apo Atalanta, rrisin mundësitë e formimit të grupeve të hekurta.

Këtë sezon, për herë të parë në Champions do të jenë francezët e Rennes dhe skuadra turke e Basaksehir.

Akti final do të luhet më 29 maj të vitit të ardhshëm në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, atje ku nuk u lejua zhvillimi i finales së këtij viti për shkak të pandemisë.