Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Studimi revolucionar mbi koronavirusin, një përzierje antitrupash mund të bllokojë sulmin

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 19:04 | Bota
Studimi revolucionar mbi koronavirusin, një përzierje antitrupash mund

Shkenca vijon të përpiqet me të gjitha fuqitë dhe kapacitetet për të zbuluar një vaksinë apo kurë për të luftuar virusin Sars-Covid 2, i cili që prej shpërthimit të tij iu ka marrë jetën mbi 1 milion personave anembanë botës.

Një studim i një grupi ndërkombëtar i në Universitetin e Uashingtonit që ka bashkuar forcat kundër kësaj “së keqeje” ka zbuluar dy super antitrupa që bllokojnë futjen e virusit Sars-Cov-2 në qeliza. Këto antitrupa reagojnë me mekanizma të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe nëse administrohen në doza të vogla veç e veç apo së bashku arrijnë të parandalojnë infeksioni, gjë kjo tashmë e testuar tek minjtë.

Sipas virologëve që kanë marrë pjesë në këtë kërkim, dy antitrupat neutralizues të quajtur S2E12 dhe S2M11 janë shumë premtues për arritjen e një kure në të ardhmen kundër Covid-19.  Antitrupat u identifikuan duke kaluar një më një rreth 800 antitrupa të izoluar nga 12 pacientë të shëruar nga infeksioni. Mekanizmi i tyre i veprimit është studiuar në nivel molekular falë një super mikroskopi, teknologjia e së cilit është vlerësuar me çmimin Nobel në Kimi për vitin 2017.

 Në këtë mënyrë u zbulua se si antitrupi S2E12 ashtu dhe S2M11 nuk e lejojnë virusin të ngjitet te receptori Ace-2 i qelizës pritëse dhe e bëjnë me mekanizma veprimi të ndryshme. Në veçanti antitrupi S2M11 arrin të bllokojë dhe proteinën e famshme Spike që virusi përdor si çelës për të hyrë në qelizë, duke bllokuar në këtë mënyrë direk infeksionin.

Përveçse neutralizojnë virusin, antitrupat duket se favorizojnë dhe reagimin e qelizave specifike imunitare që luftojnë infeksionet, duke i ndihmuar të eliminojnë armikun.

A2 CNN Livestream

Dita jonë