Super Gomez, super Atalanta, Lazio dorëzohet në “Olimpico”

gomezzz 1100x620

Atalanta nuk është më një surprizë në futbollin Italian, madje këtë vit skuadra e Gasperinit duket se do të jetë një kandidate e denjë edhe për titull.

Skuadra e mbrojtësit shqiptar Gjimshiti, mori një fitore më se të merituar në “Olimpico”, 1-4, ndaj Lazios së Strakoshës. Edhe në këtë takim, po ashtu si në ndeshjen ndaj Torinos, kapiteni Gomez i Atalanta-s ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës, ku realizoi edhe 2 gola.

Me këtë fitore, Atalanta u bashkohet skuadrave të kreut me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para, ku realizoi 8 gola.

Më herët, edhe Interi bindi sërish duke triumfuar 2-5 në transfertë ndaj Beneventos, po ashtu edhe Spenzia fitoi në fushë kundërshtare 0-2 ndaj Udinese-s.