Testet serologjike në Indi, 63 milionë persona mund të jenë prekur nga COVID-19

indi covid 1100x620

Më shumë se 63 milionë persona në Indi mund të jenë infektuar me Covid-19. Deklarata e fortë vjen nga autoritetet shëndetësore, që flasin për shifra 10 herë më të larta se bilanci zyrtar.

Kjo erdhi si rezultat i një studimi të kryer te 29 mijë persona që jetonin në 700 fshatra dhe zona banimi të Indisë. Sipas tij, 1 në 15 persona të moshës mbi 10 vjeç kishte antitrupa kundër koronavirusit të ri. Studimi është kryer nga mesi i gushtit deri në mes të shtatorit.

Testet për antitrupa, të njohura dhe si testet serologjike, kontrollojnë për proteina në sistemin imunitar të njerëzve, gjë e cila tregon nëse ata janë prekur ose jo nga virusi. Ndërkohë, që prej shpërthimit të pandemisë, India ka raportuar zyrtarisht 6.1 milionë raste me Covid-19 dhe 96 mijë viktima.