Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vlorë, gjykata dënon me 10 vjet burg të dënuarin me burgim të përjetshëm në Itali

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 14:42 | Kronikë
Vlorë, gjykata dënon me 10 vjet burg të dënuarin me burgim

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 10 vjet burg Tesilvan Bashon, aq sa ishte edhe kërkesa e prokurorisë për të. Basho akuzohet për disa vepra penale si armëmbajtje pa leje, shitja dhe prodhimi i narkotikëve, kultivim të lëndëve narkotike dhe falsifikim të pasaportës.

Basho e ka apeluar vendimin, ndërkohë që edhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, me 10 vjet burg.

Basho u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në Romë dhe hyri ilegalisht në Shqipëri, ku nisi aktivitetin kriminal. Në vitin 2017 ai dyshohet se kërcënoi një biznesmen me qëllim përfitimin e 100 mijë eurove.

Në vitin 2016, Gjykata e Torinos e ka dënuar me burgim të përjetshëm, pasi në vitin 2008 ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, njërën prej të cilave e shfrytëzonte vetë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë