Votimi për kandidatët e PD, Paloka: Dita e ndëshkimit po vjen për Rilindjen

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka kushtuar një postim në rrjetet sociale procesit të votimit të anëtarësisë për kandidatët e mundshëm të PD në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vaun e Dejës.

Edi Paloka vlerëson pjesëmarrjen e madhe në këtë proces që konsiderohet risi për një parti politike dhe shton se dita e ndëshkimit për Rilindjen është shumë pranë.

“Shkodër, Malësi e Madhe , Vau i Dejës. Ashtu si pritej, dyndje e demokratëve . Pritet vetëm “dita e ndëshkimit” për “Rilindjen” , 25 prilli ! Rama bën mirë t’i lerë të shfryn me votë se ndryshe nuk do ketë kohë të pendohet!”, shkruan Paloka.