Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

BE nis veprimet ligjore kundër Britanisë së Madhe për shkeljen e marrëveshjes së Brexit

Nga A2 CNN
1 Tetor 2020, 13:42 | Bota
BE nis veprimet ligjore kundër Britanisë së Madhe për

Bashkimi Evropian ka filluar procedurat ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar, pasi ajo refuzoi të heqë dorë nga planet për të anashkaluar pjesët e marrëveshjes së saj pas Brexit.

Komisioni Evropian i kishte dhënë kohë qeverisë britanike deri në fund të shtatorit të tërhiqte dispozitat e diskutueshme nga projektligji i tregut të brendshëm.

"Afati mbaroi dje. Dispozitat problematike nuk janë hequr," u shpreh presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një fjalim të shkurtër.

Por Bashkimi Evropian nuk është larguar nga bisedimet mbi një marrëveshje tregtare pas Brexit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Mbretëria e Bashkuar ka kohë deri në fund të nëntorit për t'iu përgjigjur shqetësimeve të BE mbi projektligjin.

Bisedimet tregtare MB-BE do të vazhdojnë këtë javë në Bruksel. Kryeministri Boris Johnson ka thënë që të dyja palët duhet të "lëvizin përpara" nëse një marrëveshje nuk arrihet deri në mes të tetorit.

Në një deklaratë të shkurtër, von der Leyen tha se projektligji ishte një "kontradiktë e plotë" e angazhimeve të mëparshme të Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me mënyrën se si duhet të shmanget një kufi i fortë në ishullin e Irlandës.

Ajo shtoi se projektligji ishte një shkelje e detyrimit të mirëbesimit të përfshirë në marrëveshjen e tërheqjes që nxorri Mbretërinë e Bashkuar nga BE në janar.

Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha se projektligji ishte një "rrjet sigurie" i domosdoshëm për të mbrojtur tregtinë midis pjesëve të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Letra dërguar Mbretërisë së Bashkuar është faza e parë në procesin që Komisioni përdor kundër vendeve që beson se kanë thyer ligjin e BE-së dhe që mund të përfundojë me Komisionin që i çon qeveritë në gjykatë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Kjo e fundit ka kompetenca për të detyruar vendet të zbatojnë vendimet e saj, duke përfshirë dhe vendosjen e gjobave financiare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë