Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Debatet presidenciale, rregulla të reja për të shmangur skenat kaotike

Nga A2 CNN
1 Tetor 2020, 09:13 | Bota
Debatet presidenciale, rregulla të reja për të shmangur skenat

Komisioni që mbikëqyr debatet presidenciale në SHBA tha se do të ndryshojë formatin për të garantuar që dy përballjet e tjera televizive mes Donald Trump dhe Joe Biden të zhvillohen në mënyrë më të rregullt.

Një prej masave të reja mund të jetë fikja e mikrofonit nëse kandidatët ndërpresin njëri-tjetrin. Tonet dhe taktikat e debatit të parë mes pretendentëve për Shtëpinë e Bardhë u kritikuan ashpër, brenda dhe jashtë vendit.

https://a2news.com/2020/09/30/trump-dhe-biden-lume-ofendimesh-ne-debatin-kaotik/

Debati e bëri të qartë se një strukturë shtesë duhet t’i shtohet formatit të përballjeve të mbetura televizive për të garantuar një diskutim më të rregullt lidhur me çështjet.

Presidenti Donald Trump i ndërpreu në mënyrë të vazhdueshme fjalën rivalit demokrat në duelin e parë televiziv, duke çuar në shkëmbime kaotike dhe fyerje të ndërsjellta. Trump vuri në dyshim inteligjencën e Biden, ndërsa ky i fundit e quajti kreun e Shtëpisë së Bardhë një palaço dhe i tha të “mbyllte gojën”.

Fushata e Trump, e cila, i përkufizoi skenat kaotike të së martës si “shkëmbim të lirë idesh”, kritikoi planin e komisionit të debateve për ndryshim të rregullave.

https://a2news.com/video/rendesia-e-zgjedhjeve-amerikane-per-shqiperine-dhe-boten/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli