Koronavirusi në Shqipëri, mbi 1 mijë teste në 24 orët e fundit, rriten rastet e reja

vlcsnap 2020 10 01 16h44m39s077 1100x620

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer mbi 1 mijë teste, duke vendosur rekord, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 157 persona.

Po ashtu, u bë me dije se ka ndërruar jetë edhe një 66-vjeçar me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Ndërkohë, lajmi i mirë është se janë shëruar 230 persona, duke vendosur rekord.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer mbi 1 mijë testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Sot është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në:

75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 66 vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Duke apeluar për vigjilencë të shtuar në çdo ambient, të mbani maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet bizneseve që hapen sot:

Restorantet dhe baret në ambiente të mbyllura duhet të funksionojnë vetëm sipas protokolleve të sigurisë, të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo subjekt.

Task-Forca e inspektimit të protokolleve anti-Covid, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Një kujtesë për qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes. Në rast dyshimi se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe të telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. 

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (1 Tetor 2020)

Testime totale                   89053

Raste pozitive                    13806

Raste të shëruara             8077

Raste Aktive                        5341

Humbje jete 388 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2631

Durrës   582

Shkodër   391

Elbasan   299

Lezhë       291

Korçë    251

Fier        247

Vlorë     194

Kukës        149

Berat      116

Dibër     111

Gjirokastër   79