Kriza ekonomike, BERZH: Recesioni këtë vit 9%, rekuperimi i dobët

BERZHPARASHIKIMI 1100x620

Vetëm pak ditë pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të dhënave të fundit të INSTAT, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim konfirmon recesionin e thellë që do të kalojë vendi këtë vit.

Në bazë të ecurisë së ekonomisë shqiptare pas rihapjes, BERZH vlerëson se 2020-ta do të mbyllet me një rënie prej 9%, apo dyfish më të thellë nga sa pretendon qeveria.

Kolapsi i turizmit dhe varësia e lartë që ka vendi ndaj këtij sektori është faktori kyç në këtë recesion. Por një ndikim negativ kanë dhënë edhe rënia e fortë e fluksit hyrës të parasë, si nga eksportet, ashtu edhe nga dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja.

BERZH ndërkohë ka rishikuar në rënie parashikimin për rritjen ekonomike vitin e ardhshëm, në vetëm 4.5%, kundrejt shifrës prej 12% që jepte në Maj. Rikthimi në nivelin e para krizës, sipas këtij institucioni, nuk do të ndodhë më herët se fundi i vitit 2021.