Kryetari Gucati në gjyq, Haga kërkon të mos publikohen dokumente sekrete

MB DOKUMENTET UCK frame 313 1100x620

Gjykata Speciale i ka kërkuar Organizatës së Veteranëve të UÇK-së që të mos publikojë dokumente konfidenciale te dosjeve hetimore.

Kjo është bërë e ditur nga avokati Tomë Gashi, i cili tha se ka marrë një e-mail zyrtar nga gjyqtari, Nikolas Guillou dhe prokurori, Jack Smith.

Sipas përfaqësuesit ligjor të OVL-UÇK-së, kjo është një tentativë për të legjitimuar arrestimin e kryetarit, Hysni Gucati dhe nënkryetarit, Nasim Haradinaj.

Ky i fundit u përball me Gjykatën Speciale në gjyqin kundër tij disa ditë më parë dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm pasi nuk akuzohet për krime lufte. Ndërsa kryetari Gucati do të dalë sot përpara trupës gjykuese. Ai akuzohet për pengim të drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.