Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Manastirliu: Vaksinim falas për të moshuarit dhe stafet e qendrave të kujdesit social

Nga A2 CNN
1 Tetor 2020, 12:35 | Sociale
Manastirliu: Vaksinim falas për të moshuarit dhe stafet e qendrave

Në Ditën Botërore të të Moshuarve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, njoftoi se do të kryhet vaksinimi falas për të gjithë të moshuarit dhe stafet e qendrave të kujdesit social.

“Të moshuarit do të përfitojnë vaksinën e gripit, po ashtu edhe për të gjithë kujdestarët dhe stafet në qendrat e përkujdesit social do të kryhet vaksinimi ndaj gripit falas, për t’u mbrojtur nga viruset stinore, duke ditur që mund të ketë dhe një mbivendosje të viruseve për shkak të COVID-19”- tha Manastirliu.

Gjatë një vizite në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, Manastirliu tha se, të moshuarit e qendrave rezidenciale janë mbrojtur nga COVID-19, falë strategjisë së duhur.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka financuar 360 mijë doza vaksine, të certifikuara dhe të siguruara përmes partnerëve ndërkombëtarë, të cilat kanë mbërritur më herët, duke nisur procesin e vaksinimit falas për grupet e riskut.

Të parët që përfitojnë janë personeli shëndetësor në të gjithë vendin, të moshuarit dhe punonjësit në qendrat e përkujdesit dhe në vijim sipas kalendarit të përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik, edukatorët, arsimtarët, të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna dhe fëmijët 2-5 vjeç.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli