Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, mungesa e vullnetit, “arritjet” mbetën në letër

Publikuar më: 1/10/2020, ora 20:12

Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, mungesa e vullnetit, “arritjet” mbetën në letër

Publikuar më: 1/10/2020, ora 20:12

5 mbledhjet e përbashkëta të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës kanë prodhuar shumë premtime, edhe më shumë marrëveshje të miratuara, por shumë pak rezultate të prekshme në jetët e qytetarëve nga të dy anët e kufirit.

Synimi final ka qenë gjithmonë bashkimi ekonomik, social dhe kulturor i dy vendeve, që nuk do të bëhej duke bashkuar territoret, por përmes një modeli të ngjashëm me atë të Bashkimi Europian. Diçka që sot, 6 vite e 8 muaj pas mbledhjes së parë në Prizren duket ende larg.

“Ne mund të bënim çdo gjë përpos një bashkimi, por varet nga vullneti. Ajo që ka ndodhur realisht është që ka patur shumë fasadë dhe pak thelb”, shprehet Ilir Kalemi, ekspert për ekonominë.

Pjesa më e madhe e 51 firmave të hedhura në këto 6 vite, kanë të bëjnë me marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi në fusha të ndryshme, të lehta për t’u shitur si arritje në të dy vendet, por në natyrë burokratike dhe pa një objektiv të qartë, e rrjedhimisht të pazbatueshme.

“Mungon debati. Nuk ka një diskutim publik se çfarë duhet bërë më mirë. Ndodhemi përpara faktit të kryer, ku kemi sërish marrëveshje që hidhen në tryezë dhe kalojnë pak ditë dhe vlera e tyre harrohesh”, shprehet eksperti Ilir Ciko.

Frytet konkrete kanë qenë, në këtë krahasim, të pakta: si marrëveshja për përfaqësimin e përbashkët konsullor, pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, njohja e dyanshme e certifikatave të produkteve bujqësore; apo heqja e Roaming.

Ndërsa nisma të tjera të rëndësishme, si Bursa Shqiptare e Energjisë, Dhoma Ekonomike Shqipëri-Kosovë, Qendra e Përbashkët Trajnuese, apo edhe Fondi Zhvillimor për Luginën e Preshevës; nuk kanë mundur të materializohen.

Sipas ekspertit Ilir Kalemaj, që vendimet e ardhshme të dy qeverive të mos mbeten sërish në letër, në diskurs duhet të përfshihen edhe ekspertët. Ndërsa sipas Ilir Cikos, një përpjekje më e madhe nga institucionet do të ishte e mjaftueshme.