Mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së shqiptarëve në Greqi deri më 12 tetor

Kakavija dhe Kapshtica frame 0 1100x620

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se deri më 12 tetor mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së qytetarëve nga Shqipëria për në Greqi.

Ndërkohë, aktualisht në drejtim të Greqisë mund të udhëtojnë këto kategori:

– Qytetarët grekë, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe persona që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi;

– Kalimi i kamionëve për transport mallrash;

– Hyrja e personave për udhëtime profesionale absolutisht të domosdoshme, që e vërtetojnë me dokumentet përkatëse;

– Veçanërisht për rastin e kufijve tokësorë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit;

Hyrja në territorin grek apo dhe dalja prej tij, për rastet e referuara më lart, lejohet vetëm nga pikat kufitare të kontrollit të Kakavijës dhe të Kapshticës.

Τë gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:

– Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publikë ose privatë të certifikuara në Shqipëri. (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

– Vërtetim diagnoze në anglisht. (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit)

– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF (Passenger Locator Form), me kodin QR (në adresën elektronike https://travel.gov.gr)